Sport 5 shitjet më të mëdha të Barcelonës

5 shitjet më të mëdha të Barcelonës

42
0
Shpërndaje

Si një nga klubet më të pasura dhe me prestigjioze në botën e futbollit, Barcelona shpesh shikohet si ekipi i ëndërrave, ku futbollistët arrijnë kulmin në karrierën e tyre.

Kjo skuadër nuk konsiderohet nga futbollistët si një mundësi për të marrë rrogën, apo si një trampolinë për një klub më të madh. Por në disa raste, kur oferta është e duhura, edhe Barça ka lënë të ikin yjet e ekipit.

I fundit ishte rasti i Neymar, por përgjatë historisë, ka emra të tjerë që blaugranat kanë shitur.

Këto janë 5 shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave.

Neymar

Braziliani u shit këtë verë për 222 milionë euro, ndësa mbushi për ditë me radhë faqet e gazetave sportive të të gjithë botës.

Tani ai është futbollisti më i shtrenjtë i planetit, me një shifër rekord, dyfish më shumë sesa lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Paul Drogba, 120 milionë euro.

Te Barça, ai formoi tridhëmbëshin me produktiv në historinë e klubit me Messi dhe Suarez, ndërkohë që në katër vitet si blaugrana fitoi gjithçka.

Por madhështia e “Pleshtit” nuk e lejoi të shkëlqente dielli i tij, e për këtë arsye vendosi të zgjedhë PSG.

Figo

Lojtari portugez u shit te Real Madrid për 41 milionë euro në vitin 2000. Tradhëtia e tij bëri që një tifoz i inatosur t’i hidhte një kokë derri në rikthimin e tij në “Camp Nou” me fanellën e shumë të urryerve Real Madrid. Mesfushori portugez u bë galaktiku i parë i vërtetë për Florentino Perez, një vit para ardhjes së Zinedine Zidane.

Në 2002, ai fitoi Champions, por pas shitjes së Claude Makelele balanca në mesfushë u thye dhe ata nuk ia dolën ta fitonin prapë.

Alexis Sanchez

Në vitin 2014 u bë pjesë e Arsenal për 39 milionë sterlina.

Kiliani u morr për të plotësuar sulmin e Barçës dhe ta ndihmonte Messi të përqendrohej në qendër të sulmit dhe të shfaqte gjithë potencialin e tij.

Por Sanchez kurrë nuk e arriti te blaugranat formën e tij të jashtëzakonshme si te Udinese. I fiksuar pas stërvitjes, shpesh e stresonte trajnerin Pep Guardiola me dëshirën për t’u stërvitur edhe i dëmtuar.

Cesc Fabregas

Mesfushori spanjoll u shit te Chelsea në 2014 për 33 milionë euro. Ai fitoi Premier League me Chelsea në 2015 dhe 2017. Por blutë e Londrës e kanë lejuar që të tregojë se përse ai është një ndër mesfushorët me kreativë të Evropës.

Fabregas gëzon lirinë dhe hapësirën që të shfaqë zotësinë në pasime dhe vizionin e lojës.

Te Barcelona dështoi të tregojë se do të ishte pasardhësi i Xavi dhe Iniesta, por në Premier League është ndër më të mirët, kur i jepet liria.

Yaya Toure

Në vitin 2010, Yaya Toure u shit te Manchester City për 26 milionë euro. Për shumë komentatorë britanikë, ai u cilësua si një mesfushor i paguar më shumë se sa duhet.

Por ai tregoi se është një nga lojtarët më të kompletuar dhe dominues që Premier League ka parë ndonjëherë. Te Manchester City, duke përdorur madhësinë trupore, aftësitë dhe vizionin, udhëhoqi klubin në fitimin e 2 titujve të parë që prej vitit 1968.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in