Kryesore Aksidenti i Rakipit, ekspertiza nxjerr fajtor viktimën. Lihet i lirë deputeti

Aksidenti i Rakipit, ekspertiza nxjerr fajtor viktimën. Lihet i lirë deputeti

111
0
Shpërndaje

Prokuroria ka vendosur të lërë të lirë deputetin Aqif Rakipi, i cili aksidentoi për vdekje në autostradë shtetasin Seit Sorra.

Vendimi është marrë pas kryerjes së hetimeve dhe vëzhgimeve në vendin e ngjarjes.

Nga verifikimet ka rezultuar se Rakipi nuk ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës, rezulton se viktima i ka prerë rrugën Rakipit duke dalë në mënyrë të papritur para makinës duke e bërë të pamundur edhe shmangien e aksidentit.

Lirimi i deputetit të PDIU është bërë në komisariatin numër dy në kryeqytet.

Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in