Kryesore Ambasada amerikane: Adriatik Llalla duhet të largohet menjëherë

Ambasada amerikane: Adriatik Llalla duhet të largohet menjëherë

1157
0
Shpërndaje
Ambasadori amerikan Donald Lu me kryeprokurorin Adriatik Llalla

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim, me anë të së cilit ambasadori Donald Lu shprehet se ligji për prokurorin e ri, është i qartë.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.

Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, thuhet në reagimin e Lu.

Çfarë rekomandonte OPDAT

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij.

Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”.

Si duhet lexuar Lu?

Duke patur parasysh rekomandimin e OPDAT, deklarata e ambasadës amerikane, thotë mes rreshtave se mandati i Adriatik Llallës si kryeprokuror ka përfunduar dhe tashmë ai duhet të zëvendësohet.

Ndryshe nga sa pretendon PD dhe LSI, që kërkojnë të mbajnë ende Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in