Kryesore Ambasada e SHBA zbardh vizitën e 4 senatorëve amerikanë në Tiranë

Ambasada e SHBA zbardh vizitën e 4 senatorëve amerikanë në Tiranë

59
0
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zbardhur  vizitën e katër senatorëve amerikanë në Tiranë dhe takimin e tyre me Presidentin e vendit, Ilir Meta.

Në deklaratë thuhet se katër senatorët vizituan Shqipërinë për të biseduar me autoritet vendase mbi çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in