Angela Merkel, kancelare edhe për katër vitet e ardhshme

96
0
Shpërndaje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha dje se synonte të vazhdonte detyrën e kancelares së Gjermanisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Merkel tha se shumë shpejt do të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Në një intervistë për televizionin ARD, kancelarja, Merkel foli për çështjet e brendshme të refugjatëve dhe investimeve, si dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Si një lidere me pikëpamje të moderuara politike, gjatë intervistës, Merkel nuk pati frikë të mbështeste parimet në të cilat besonte.

Pavarësisht nga fërkimet me Partinë e saj Konservatore Bavareze, Unioni Kristiansocial (CSU), Merkel, e cila drejton Unionin Kristiandemokrat (CDU), hodhi poshtë kufizimin e numrit të refugjatëve që do të lejoheshin të hynin në vend.

Kjo masë bie ndesh me CSU, lideri i së cilës, Horst Seehofer ka kërcënuar se nuk do të hyjë në koalicion nëse nuk vendos një kufizim vjetor të numrit të refugjatëve.

Kancelarja Merkel tha se ka ranë dakord me kundërshtarin e saj të qendrës së majtë, Martin Schulz, mbi nevojën për investime në fushën e dixhitalizimit, duke shtuar se problemi kryesor nuk ishte mungesa e fondeve por procesi i gjatë i planifikimit.

Merkel e vlerësoi NATO-n  si një partner në zgjidhjen e problemeve të Gjermanisë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pasi të dy vendet janë anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Merkel tha se qeveria e saj do të refuzonte “tërësisht” të negocionte me Turqinë mbi të drejtën e parlamentarëve gjermanë për të vizituar ushtarët gjermanë të vendosur në bazat e NATO-s në Turqi.

Por, ajo vuri në dukje interesin e tyre të përbashkët në luftën kundër milicisë terroriste të Shtetit Islamik nën drejtimin e NATO-s,  si një motiv për të vazhduar bisedimet midis Turqisë dhe Gjermanisë.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in