Bota Banorët e Guamit i tremben më shumë një tajfuni sesa… Koresë së...

Banorët e Guamit i tremben më shumë një tajfuni sesa… Koresë së Veriut!

89
0
Shpërndaje

Banorët e Guamit, ishull amerikan në Paqësor pranë të cilit Koreja e Veriut synon të hedhë raketa, janë shprehur në intervista se do të preferonin më mirë të përballeshin me liderin, e çmendur sipas tyre, Kim Jong Un sesa me një tajfun.

“Për të qenë i ndershëm, jam më i shqetësuar nga shkulmet e erës që krijohen nga tajfunet, kur kemi erëra të forta, sesa nga raketat që Kim Jong Un kërcënon të lëshojë mbi Guam”, shprehet duke qeshur Janice Furukawa, një nënë 58-vjeçare, ndërkohë që ajo po përgatit pakon e urgjencës kundër tajfunit, në banesën e saj në perëndim të Guam.

Rolando Zepeda, një mësues 57-vjeçar, është i të njëjtit mendim.

“Kim Jon Un është po aq i çmendur sa tajfunet, por kam më shumë frikë nga tajfunet sepse ato përbëjnë një kërcënim real”, thotë ai.

Pavarësisht kërcënimeve të Phenianit, popullsia duket se është e qetë dhe mbi të gjitha e shqetësuar nga ardhja e sezonit të tajfuneve, ndonëse kryepeshkopi i ishullit me maxhorancë katolike, Michael Byrnes, i kërkoi priftërinjve që të luten për paqen dhe të organizojnë një grumbullim për paqen të dielën, në kryeqytetin Hagatna.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in