Aktualitet Berisha uron shërimin e Arben Ahmetajt: Kam një version tjetër për aksidentin

Berisha uron shërimin e Arben Ahmetajt: Kam një version tjetër për aksidentin

346
0
Shpërndaje

Pas aksidentit të djeshëm në Maqedoni të ish-ministrit Arben Ahmetaj, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.

Megjithëse ka një version tjetër nga ai që doli në media, Berisha kujdeset të urojë shërim të shpejtë të ish-ministrit të Financave dhe të gjithë të plagosurve të tjerë

Në një status në faqen e tij në Facebook ai ka thënë se cila është e vërteta lidhur me aksidentin, e dërguar nga një mesazh në inbox nga qytetari dixhital.

Statusi i plotë:

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!

“Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç’po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!”

Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor! sb

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in