Bota Blindohet Franca/ 20 mln euro për rrethimin e kullës Eiffel

Blindohet Franca/ 20 mln euro për rrethimin e kullës Eiffel

39
0
Shpërndaje

Frika nga sulmet terroriste, prej kohësh ka prekur edhe Francën. Për ti paraprirë ndonjë pasoje tragjike, Franca do të shpenzojë 20 mln euro, për rrethimin me mur xhami të kullës Eiffel.

Menaxherët e kullës thanë se së shpejti kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur anti-plumb prej xhami. Ky vendim është ndërmarrë pas sulmeve të shumta terroriste që janë bërë në pikat turistike, shkruan BBC.

Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.

Sipas zyrës së kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti. Ndërkohë, e përditshmja franceze “Le Parisien”, bën të ditur se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in