Sport Çfarë e pret Tiranën në Kategorinë e Parë?

Çfarë e pret Tiranën në Kategorinë e Parë?

61
0
Shpërndaje

E ka provuar Partizani, dy herë, po e provon Dinamo dhe së fundi Tirana. Tri ekipet e kryeqytetit që kanë edhe numrin më të madh të trofeve të fituar në vendin tonë, kanë përjetuar të qenit në kategorinë inferiore gjë e cila nuk mund të imagjinohej se mund të ndodhte në të shkuarën.

Tirana ishte e vetmja skuadër që krenohej dhe i bënte deri diku karrshillëk, “kushërinjve” të saj se nuk kishte luajtur asnjë kategori më poshtë, por tashmë edhe bardheblutë e shohin veten poshtë dhe i vetmi ekip që mban lart nderin e kryeqytetit është Partizani.

Natyrisht që largimi i Tiranës nga elita është një humbje e madhe për futbollin shqiptar dhe shpresat që bardheblutë të rikthehen pas një sezoni aty janë të mëdha. Por, një gjë e tillë nuk do të jetë dhe aq e lehtë. Këtu duhet të kujtojmë Partizanin që ju deshën plot katër vite që të ishte sërish mes më të mirave, por edhe Dinamon që ka po aq vite që militon në inferiore.

Por, te Tirana gjërat ndryshojnë disi. Bardheblutë kanë ende një president dhe nëse ke financa gjithçka mund të realizohet. Por, ajo që drejtuesit duhet të bëjnë është të bindin futbollistët që të qëndrojnë.

Doka, Merveil, Akuah e Hoxhallari kanë pasur oferta nga jashtë vendit, dhe mund të largohen dhe nëse kjo ndodh, do të jetë disi e vështirë për klubin që të bindë futbollistë elitar t’i bashkohen në Kategorinë e Parë.

Dhe problemi i dytë më i rëndësishëm është, sfida që do të kenë klubet kundërshtare për të mposhtur Tiranën. Bardheblutë do të jenë një rival i preferuar dhe të gjithë do të mundohen të japin maksimumin e tyre për t’i mposhtur, çka do t’ia vështirësojë jo pak punën, trajnerit Ze Maria dhe të besuarve të tij.

Megjithatë deri në javën e dytë të shtatorit kur nis edhe Kategoria e Parë ka ende kohë dhe te Tirana, janë duke shijuar të qetë pushimet. Çfarë do të ndodhë më pas, do të mbetet për t’u parë.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in