Horoskopi Cilat janë “Zonjat e Rënda” të zodiakut?!

Cilat janë “Zonjat e Rënda” të zodiakut?!

42
0
Shpërndaje

Burrat duan të bëjnë fëmijë me to.

Thonë se meshkujve u pëlqejnë bjondet, martohen me brunet, por vazhdojnë të ëndërrojnë për kokëkuqet. Në të vërtetë, meshkujt fshehurazi apo pa vetëdije, tërhiqen nga karakteristikat e thella të përcaktuara nga yjet tek një femër dhe kjo shpeshherë i bën ata të sillen në përputhje me rrethanat.

Janë tre shenja, të cilat shfaqin një zonjëllëk dhe një seriozitet të tillë, saqë meshkujt i duan për lidhje afatgjata, madje të përjetshme. Nëse edhe ata janë në atë pjesë të jetës, zakonisht martohen. Nëse nuk janë, në përgjithësi ndahen fare. Cilat janë pra këto tre “të rëndat” e zodiakut, të cilat i bëjnë meshkujt t’i shohin si bashkëshorte?

Peshorja

Gruaja që nuk mjaftohet me asgjë veç majave, si në punë ashtu edhe në lidhje. E njeh veten dhe di se çfarë meriton. Stili saj i rangut të lartë nuk i lë hapësirë një burri ta shohë si rastësore. Gruaja peshore është një bashkëshorte dhe nënë e mirë. Nuk është tepër mbrojtëse, por i mëson fëmijëve vlerat që e shquajnë atë. Burri i saj e vlerëson, e respekton dhe ajo ja kthen dyfish.

Gaforrja

Kjo femër e ndjeshme dhe e brishtë, e cila bën të preket çdo mashkull me zemër të madhe. Për shkak se kjo vajzë bie në dashuri dhe jep gjithçka, u frymëzon meshkujve ndjenjën dhe zellin për t’u bërë më të mirë dhe për ta vendosur dashurinë në vendin e parë të jetës së tyre. Ajo e përkëdhel shumë për partnerin e saj, kujdeset për të, e merr atë me të mira dhe kjo është mënyra për ta bërë atë ta dëshirojë gjithë jetën pranë vetes.

Virgjëresha

Pika më e fortë e Virgjëreshës, e cila vlen edhe për meshkujt është logjika. I bën ballë gjithçkaje me qetësi dhe nuk i ngrihen nervat për gjëra të kota, diçka kjo, të cilën meshkujt e vlerësojnë shumë, pasi pak a shumë, ashtu janë edhe ata vetë. Me Virgjëreshën ata diskutojnë për problemet e tyre, gjejnë një aleate dhe një shoqe jete, e cila do i kuptojë ata dhe do të merret me problemet, ashtu siç duhet: me maturi dhe efikasitet. / Living.al

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in