20/09/2017
Kontakt

Kontakt

American EYE është portal info-analitik për zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.

American Eye garanton ruajtjen e privatësisë së vizitorëve të faqes sonë të internetit; kjo politikë përcakton mënyrën se si do të trajtojmë informacionet tuaja personale.

Kushdo që akseson portalin American Eye bie dakord me kushtet si vijojnë:

Disa prej fushave të faqes së internetit të  American Eye (psh: komentet poshtë artikujve të publikuar) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online, duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale, si emri apo adresa e email –it. American Eye thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht ta japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: postimin e komentit).

Në këtë kuadër, American Eye dëshiron të verë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar).

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e American Eye, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.

Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë American Eye, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre

[email protected]