Ekonomi Ekspertët e FMN-së mbërrijnë në Tiranë

Ekspertët e FMN-së mbërrijnë në Tiranë

32
0
Shpërndaje

Një mision i FMN-së ka mbërritur këto ditë në Tiranë, dhe pritet të jetë pjesë e tryezave të diskutimit me autoritetet shqiptare për programin e ri qeverisës, buxhetin e 2018-s dhe paketën fiskale që do të shoqërojë atë.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, aprovoi në fund të muajit shkurt mbylljen me sukses të programit trevjeçar me Shqipërinë. Aprovimi me sukses i mbylljes së programit, por edhe rishikimi i nëntë dhe i dhjetë së bashku me mbylljen e programit, bëri të mundur disbursimin e transhit të fundit prej 73.2 milion euro po brenda kuadrit të marrëveshjes. Në total në kuadër të marrëveshjes, nga ana financiare janë disbursuar 377.3 milion euro në buxhetin e shtetit.

Shefja e Misionit të FMN-së, Tuladhar deklaroi se kishte rënë dakord me autoritetet shqiptare për prioritetet e politikave në kuadër të Monitorimit pas Programit.

FMN rekomandonte edhe disa prioritete, ndër të cilat, të vijohet zgjerimi i të ardhurave për të fuqizuar financat publike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë në kohë të borxhit, të ulet niveli i kredive nën standard për të fuqizuar stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rimëkëmbjen e huadhënies dhe të çohen përpara reformat strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit.

Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014 dhe përfundoi në shkurt të vitit 2017.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in