Aktualitet Flet i dashuri i vajzës topless që do hidhej nga ballkoni në...

Flet i dashuri i vajzës topless që do hidhej nga ballkoni në Kavajë

209
0
Shpërndaje

Zbardhet dëshmia e italianit, të dashurit të vajzës së re që tentoi dje te hidhej nga ballkoni nga kati i tretë i një pallati në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”.

Nuk e di çfarë ndodhi. Unë isha në gjumë dhe u zgjova prej të bërtiturave të saj. Unë nuk kam lidhje me këto veprime te saj.

Nuk kemi debatuar. Kemi dhjetë ditë që njihemi nga rrjeti social dhe vendosëm të qëndrojmë të dy në apartamentin e saj.

Gjithçka po shkonte shumë mirë. Nuk di çfarë të them, herë-herë shfaqte luhatje të personalitetit dhe bëhej shumë histerike. Ne jemi njohur rreth dy javë më parë, por nëse do ta kisha pikasur se ishte me probleme mendore, do të isha larguar”, ka pohuar ndër të tjera shtetasi italian, i cili kishte ardhur në Durrës për të kaluar pushimet verore bashkë me vajzën 27-vjeçare nga Maqedonia.

Dy të rinjtë, vajza maqedonase dhe djali italian kishin krijuar lidhje dashurie pasi ishin njohur përmes rrjetit social “Facebook”.

Mësohet se prindërit e vajzës jetojnë në Itali dhe ajo e ndante jetën e saj duke jetuar për periudha të shkurtra në Maqedoni, vendi i saj i lindjes, Itali ku jetojnë dhe punojnë prindërit e saj, si dhe Shqipëri ku kalojnë shpesh pushimet verore.

Pasi kishin nisur të komunikonin në “Facebook” dhe kishin shprehur pëlqim për njëri-tjetrin, dy të rinjtë kishin vendosur për të kaluar disa ditë pushime në bregdetin e Durrësit, duke qenë se në këtë qytet familja e vajzës posedon dhe një apartament për pushime.

Gjatë kohës që dy të rinjtë do të qëndronin në Durrës, mësohet se prindërit e vajzës nga Maqedonia ndodheshin në Itali,

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in