Kryesore FOTO: Ja si është shkatërruar makina e deputetit pas aksidentit. Rakipit i...

FOTO: Ja si është shkatërruar makina e deputetit pas aksidentit. Rakipit i bëhet testi i alkoolit

118
0
Shpërndaje

Kjo është gjendja e makinës së deputetit Aqif Rakipi pas aksidentit që shkaktoi ai në autostradën Tiranë – Durrës.

Pas vetëdorëzimit në Komisariatin nr.2 të Tiranës të deputetit Aqif Rakipi për aksidentin me vdekje që shkaktoi në autostradën Tiranë-Durrës dalin detaje të reja nga ngjarja.

Mësohet se viktima S.S. 53 vjeç sapo kishte zbritur nga një furgon kur i preu rrugën makinës që drejtohej nga deputeti Rakipi.

Nga ana tjetër, Policia që ka nisur hetimin deklaroi se Rakipi nuk rezultonte të kishte pirë alkool. Testi i alkoolit i filmuar me kamera trupi ka rezultuar zero.

Po ashtu, krahas prokurorit të rrethit gjyqësor Tiranë, për aksidentin janë angazhuar edhe tre ekspertë të tjerë autoteknikë.

Aksidenti ndodhi në orën 4:41 minuta, ndërkohë që Rakipi në 4:51 minuta ishte dorëzuar vetë në Komisariatin nr.2 me gjithë makinën e tij të dëmtuar nga përplasja në pjesën e përparme ku ka deklaruar se kishte përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in