Sport FOTO: Kush ia ka rrëmbyer zemrën Mavrajt?

FOTO: Kush ia ka rrëmbyer zemrën Mavrajt?

180
0
Shpërndaje

Mbrojtësi Mërgim Mavraj, pa dyshim është një prej lojtarëve më të talentuar që kombëtarja shqiptare e futbollit ka në përbërjen e saj.

Ai është përfolur shpeshherë për gjestet e tij, lojën, marrëdhënien me tifozët, por kur vjen puna tek jeta private duket se ia del më së miri ta mbajë atë tërësisht të fshehtë.

Prej pesë vitesh Mergimi duket se është në një lidhje me një bukuroshe gjermane të quajtur Lisa.

 

Dyshja janë njohur në qytetin e Furth-it ku ai angazhohej me Greuther Furth-in, ndërsa bjondja simpatike e ka shoqëruar atë edhe gjatë kampionatit europian që u zhvillua në Francë, ku mbrojtësi aktivizohej me kombëtaren.

Për hir të dashurisë ndaj tij duket se Lisa është konvertuar në fenë muslimane, kjo duket edhe nga dedikimet në gjuhën arabe që shpeshherë ajo i bën në Instagram.

25 vjeçarja është shume e ndjekur edhe në rrjetet sociale ku poston foto me djaloshin kosovar duke i dedikuar mesazhe dashurie

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in