Ekonomi Gara e arit nuk ka ndaluar kurrë, ja cilёt janё kёrkuesit e...

Gara e arit nuk ka ndaluar kurrë, ja cilёt janё kёrkuesit e rinj

Nё qoftё se flasim pёr garёn e arit mendja tё shkon menjёherё larg nё perёndim, nё kohёn kur europianёt shkonin nё Amerikё pёr tё punuar nё minierat e arit me shpresёn pёr t’u bёrё tё pasur.

Sot ekstraktimi i arit nё miniera ёshtё bёrё diçka industriale, me mallin qё copëtohet dhe me dinamitet, nё kёrkim tё arit.

Nё lumenj, edhe sot gjendet ar dhe kёrkuesit e arit janë kthyer në modë kohët e fundit.

Ka edhe nё vendin tonё dhe nuk e bёjnё si punё, por si hobi. Ari duhet kёrkuar nё lumenj, sepse ёshtё uji qё e ngre nga thellёsia e maleve. Kёrkimi bёhet si nё kohёt e vjetra, ose me njё sitё qё lejon tё marrёsh nga toka, rёra duhet hequr pёr tё nxjerrё nё dritё metalin e çmueshёm.

Pёrveç kёtyre ka edhe mjete mё moderne, nga detektorёt metalikё, qё shёrbejnё pёr tё pasur njё ide ku mund tё gjendet metali, edhe nё qoftё se nuk mund tё jetё ar.

Nё kёtё mёnyrё puna bёhet edhe mё e thjeshtё, edhe pse jo shumё, sepse ar ka pak.

Puna e kёrkuesit tё arit nuk paguhet siç paguhej njё kohё. Sipas shoqatave, mesatarisht njё kёrkues ari nuk gjen mё shumё se njё gram nё ditё, pasi ka kёrkuar pёr 8 orё tё mira; njё gram ar korrespondon me rreth 40 euro, pak pёr gjithё kёto orё pune.

Kjo ёshtё arsyeja kryesore qё tё kёrkosh ar sot nuk mund tё shndërrohet në njё punё, por duhet domosdoshmёrisht tё ngelet njё pasion. Por dikush tjetёr pёrgatitet tё kёrkojё, me rezultate mё tё mira se tjetri dhe me ar tё njё tipi tjetёr: ai qё humbet nё verё, nё det, nga banjat.

Kёta persona, tё armatosur nga detektorёt metalikё, nё muajt shtator dhe nёntor, gёrryejnё plazhet, dukё kёrkuar gjerdanё, unaza, rrathё dhe varёse nё ar qё kanё qenё të groposura nё rёrё gjatё stinёs sё mёparshme.

Ari pasi rekuperohet shitet nё kёmbim tё parave. Sigurisht, ёshtё njё aktivitet mё pak romantik nё krahasim me atё tё kёrkuesve nё lumё, por siç duket ёshtё mё fitimprurёse, tё paktёn nё muajt e vjeshtёs; pёr pjesёn tjetёr tё vitit nuk mund tё kthehet, sepse ka nevojё pёr skuadrat e larjes qё vendosin ar tjetёr nёn rёrё.