Kryesore Hakmarrja e Greqisë, i heq nënshtetësinë minoritarëve. Reagon Çipa

Hakmarrja e Greqisë, i heq nënshtetësinë minoritarëve. Reagon Çipa

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe  rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.

Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon. Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës. Vendimi i ministrit të brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës “ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë”, raporton Respublica.

Në “listën e zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari iKëshillit Bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonnën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

Çipa: Punë mediokrish e filogrekëve në Himarë

Gazetari Aleksandër Çipa ka reaguar pas publikimit të lajmit se Greqia po përgatit heqjen e nënshtetësisë greke për të.

Çipa sqaron se nuk ka patur dhe nuk do të ketë nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare, ndërsa lajmin e konsideron punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë.

Reagimi i Aleksandër Çipës:

Nje sqarim per opinionin publik dhe veçanerisht per mediat e vendit tim

Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do te kem, nenshtetesi tjeter veç asaj shqiptare. Kam dashur ne nje moment rreth vitit 2001 te kem nenshtetesine e Shqiptarit ne Kosove.

Sa per lajmin e botuar ne nje media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnje dijeni zyrtare, dyshoj se eshte nje pune mediokrish e filogrekeve lokale ne Himare, dhe ne ditet e ardhme do te ve ne levizje per informim zyrtar dhe reagim, gjithe mundesite e mia si qytetar shqiptar dhe europian. Ju bej me dije se nuk kam qene dhe nuk jam as pjese e ndonje liste tjeter qe ka te beje me shtete te rajonit, aq me teper qe nuk kam asnje arsye.