Horoskopi Horoskopi zbulon sekretet e rënies në dashuri për 12 shenjat

Horoskopi zbulon sekretet e rënies në dashuri për 12 shenjat

Në bazë të shenjës Zodiakale të një burri apo një gruaje, mund të studiohet sjellja e tij/saj kur bie në dashuri. Ka nga ata që fshehin dashurinë për shkak të druajtjes së tepërt, por ka dhe nga ata që e deklarojnë hapur. Sikundër dhe nga ata që dashurohen një herë në muaj dhe nga ata që e bëjnë një herë në vit! Horoskopi dhe Yjet këshillojnë se cilat janë detajet e vogla që janë në gjendje për t’i bërë njerëzit të kuptojnë atë që fshihet pas magjisë së dashurisë.

DASHI – Elementi yt është zjarri: jeni shumë të zjarrtë dhe pasionalë dhe ndonjëherë rrezikoni të dukeni sikur keni rënë në dashuri me tipin e gjallëruar që keni. Ju mund të njiheni deri sa zgjat të paktën një situatë e tillë. Më vonë jo. Jeni nismëtar dhe ju pëlqen të shkëmbeni gjithnjë diçka të re me partnerin me fat. Ke një ndjenjë të fortë mbrojtëse. I jepesh atij plotësisht dhe je shumë bujare edhe seksualisht. Por gjëja më e bukur, është që kur dashuroheni me të vërtetë, dini të jeni dhe besnike!.

DEMI – Duhet një kohë shumë e gjatë për të rënë në dashuri, që vetëm një partner shumë i duruar ose shumë i dashuruar mund të rezistojë. Por kur ndizet zjarri i dashurisë, është e pamundur të shuhet. Dashuroheni shumë rrallë, kur e bëni mund të jetë përgjithnjë. Pasi ia keni arritur, bëheni akoma më xheloze dhe posesive dhe tentoni të monitoroni partnerin në të gjitha rrjetet sociale që është i regjistruar. Për ju seksi ka një rëndësi të madhe në një raport dhe nëse jeni e dashuruar, humbni çdo tabu.

BINJAKËT –  Nuk jeni një person i qëndrueshëm. Edhe në historitë e dashurisë, tentoni të kaloni nga njëra te tjetra me lehtësinë më ekstreme. Prandaj shpesh mund të të ndodhë të thoni “të dua” pa besuar deri në fund dhe vetëm pse rrethanat e kërkojnë. Të pëlqen të bësh shaka me mënyrën e të rënit në dashuri dhe rrezikon të mos e kuptoni edhe kur je e dashuruar në të vërtetë. Nëse dashuroheni bëhesh shumë xheloze dhe e shikon partnerin si pikën e vetme tënde të referimit. Megjithatë nuk reshtni së flirtuari me të tjerët.

GAFORRJA – Keni nevojë të dashuroheni në mënyrë konstante, sepse në të kundërt rrezikoni në hyni në krizë totale. Juve ju mjafton një dashuri e vetme për gjithë jetën, por sapo një histori mbyllet, shkoni në kërkim të një tjetër partneri, ku i dhuroni dashurinë tuaj dhe me të cilin provoni të krijoni edhe familje. Jeni shumë komprensive, por edhe e dashuruar, humori juaj është i paqëndrueshëm dhe bini në ankesa të panumërta. Është e rëndësishme për ju që të keni konfirmim që partneri ju do dhe pretendoni shumë shpejt që të njihni të gjithë familjarët e tij.

LUANI – Jeni shumë e gjallë dhe kur dashuroheni, jeni gati të bëni gjithçka për partnerin tuaj. Nuk kënaqeni me pak dhe jeni të gatshme të prisni para se ta takoni “prenë” tuaj. E mbushni partnerin me dhurata, si simbol të dashurisë tuaj dhe përpiqeni të dilni shëtitje me të për të treguar dashurinë tuaj në publik. Jeni më e qetë kur keni nën kontroll territorin dhe bëheni “xhind” nëse dikush tenton t’i afrohet. Doni të jetoni nën dritën e diellit: historitë klandestine nuk janë për ju.

VIRGJËRESHA  – Vetëm një dashuri e madhe është në gjendje t’iu ëmbëlsojë dhe t’iu bëjë më të qetë. Kur dashurohesh, para së gjithash në fillim, jeni shumë tolerante, e mirë dhe kujdeseni për partnerin tuaj me përkushtimin më të madh. Por kur mbaron faza fillestare e rënies në dashuri, riktheheni të jeni një femër-“rreshtere” dhe tentoni të impononi rregullat dhe zakonet tuaja në jetë. Megjithatë arrini të ta respektoni dhe nëse partneri juaj është vërtet i dashuruar, vështirë se do të arrijë të ndahet nga ju.

PESHORJA – Qëndrimi në çift nuk do të thotë gjithnjë të jeni të dashuruar dhe ju jeni prova e gjallë. Nuk ju pëlqen të qëndroni e vetme dhe jeni e gatshme të kënaqeni përkohësisht nga partnerë që ju kënaqin vetëm pjesërisht. Është e vështirë t’iu bëjnë të bini në dashuri, sepse je shumë kritike dhe e ashpër. Kur dashuroheni, ndodh për faktin që jeni gati të hiqni dorë nga radha e “gjuajtësve” që ju ndjekin prej një jetë dhe jeni gati të plotësoni të gjitha (ose thuajse) kërkesat e partnerit, edhe ato seksuale.

AKREPI – Për ju nuk ekzistojnë rrugë të mesme: ose dashuroheni, ose urreheni e anasjellas.  Është e lehtë të ndani historitë ku ndiheni të dashuruara nga ato që bëhet fjalë vetëm për tërheqje fizike: duket nga besimi që keni për partnerin tuaj. Jeni shumë besnike dhe nëse nuk dashuroheni, nuk zbulon thuajse asgjë nga jeta juaj private me partnerin. Nëse jeni e dashuruar, shprehni një besim të madh, por pretendoni një sinqeritet maksimal. Në këmbim, afroni veten tuaj!.

SHIGJETARI – Jeni një vullkan me energji! Nuk dashuroheni lehtë dhe zakonisht i mban larg historitë që “shkojnë mirë” për seksin nga ato që “shkojnë mirë” për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Kur dashuroheni atëherë? Kur i jepni fund këtij qëndrimi dhe takoni më në fund një person në gjendje që t’iu shkojë përshtat në karakter. Jeni një partnere shumë e pranishme, e ngrohtë dhe pasionale. Besnikërinë, arrini ta garantoni edhe kur jeni e dashuruar.

BRICJAPI- I përkisni ndoshta shenjës që dashurohet më me shumë vështirësi nga të gjitha. Dhe nuk është çështje kohe apo pritjeje të gjatë: me ju duhet këmbëngulur te ngrohtësia dhe pasioni. Vetëm një partner mjaft i nxehtë dhe me sedër, arrin të zgjidhë dhe të zbulojë atë “sekret” që mbani fshehur për të ndarë botën e emocioneve të tua nga ajo e vërteta. Kur dashuroheni, keni një shprehje fytyre të ëmbël, më pak të ashpër. Edhe pse me fjalë nuk e shfaqni dashurinë tuaj e shfaqni me aksione konkrete.

UJORI – Çfarë do të thotë të jeni e dashuruar? Shpesh e pyet veten, por arrini të jepni vetëm përgjigje të shpërndara. Lodheni shumë të kuptoni atë që ndjeni për partnerin tuaj. Bota e emocioneve tuaja është e kriptuar dhe nëse arrini ta deshifroni mund të konsiderohet një mrekulli e vërtetë. Çfarë ndodh kur dashuroheni? E shikoni veten në mënyrë të magjishme të fejuar zyrtarisht ose me unazë në gisht. Zhduket edhe frika për të humbur lirinë, sepse e kupton që nuk varet nga marrëdhëniet e tua!.

PESHQIT- Sytë në zemër dhe flutura në stomak: ja simptomat e tua klasike të të rënit në dashuri. Dashuroheni shumë lehtësisht dhe vështirë se dilni jashtë kësaj magjie dhe ndonjëherë jeni akoma e dashuruar me partnerin tuaj me të cilin keni qenë shumë vite më parë dhe me të cilin nuk keni më marrëdhënie. Kjo është e rrezikshme, sepse mund t’iu fusë në botën tuaj romantike imagjinare se sa në realitet. Një grua “peshk” e dashuruar, është thuajse një bekim: i jepeni partnerit tuaj me bujari, pasion, dashuri dhe përkushtim!.