Bota Izraeli i bashkohet Amerikës, tërhiqet nga UNESCO

Izraeli i bashkohet Amerikës, tërhiqet nga UNESCO

56
0
Shpërndaje

Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara, UNESCO, me një vendim të ngjashëm për t’iu bashkuar amerikanëve ka dalë edhe Izraeli. Amerika e argumentoi tërheqjen e saj me faktin se UNESCO kishte qëndrime antiizraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lavdëroi vendimin e SHBA-ve, duke e quajtur “të guximshëm dhe të moralshëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej tij.

Agjencia është e njohur për përcaktimin e siteve të Trashëgimisë Botërore, siç janë Palmira e Sirisë dhe Kanioni i Madh në Shtetet e Bashkuara. Kreu i UNESCO-s, Irina Bokova e quajti më herët tërheqjen e SHBA-ve si çështje “keqardhjeje të thellë”. Ajo pranoi, gjithsesi, se “politizimi” kishte triumfuar në organizmin e drejtuar prej saj në vitet e fundit.

Tërheqja e SHBA-ve përfaqëson një humbje të madhe për familjen e Kombeve të Bashkuara dhe multilaterizmit, shtoi Bokova.

Tërheqja e SHBA-ve do të bëhet efektive në fund të dhjetorit të vitit 2018, por deri atëherë, Amerika do të mbetet anëtare me të drejta të plota. Shtetet e Bashkuara do të ngrejnë një mision mbikëqyrës në organizatën me seli në Paris, për të zëvendësuar kështu përfaqësimin, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Pak orë pas tërheqjes së Amerikës, izraelitët bëhen njësh me ta, teksa kryeministri Netanyahu ka udhëzuar Ministrinë e tij të Jashtme të nisë përgatitjet për tërheqje.

Përveçse e akuzoi UNESCO-n për qëndrime antiizraelite, DASH tha gjithashtu se është i shqetësuar për rritjen e vonesave financiare në agjenci, duke kërkuar reformimin e saj. Vendimi vjen pas një sërë vendimesh të UNESCO-s, që kanë shkaktuar kritika të forta nga SHBA dhe Izraeli.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in