Kryesore “Jo, jo, lëre fare”, Berisha “shkarkon” Grida Dumën si zëdhënëse

“Jo, jo, lëre fare”, Berisha “shkarkon” Grida Dumën si zëdhënëse

208
0
Shpërndaje

Gjatë seancës së tensionuar parlamentare ka ndodhur edhe një incident kurioz mos demokratëve.

Të ngujuar në sallën e seancave plenare, demokratët informoheshin në kohë reale për çdo lëvizje nga kundërshtari politik.

Dalja për media e Taulant Ballës, që mohonte përdorimin e fjalorit fyes të Edi Ramës ndaj Sali Berishës vuri në lëvizje demokratët.

Në mbledhjen e ngushtë u propozua që Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit të dilte e t’u përgjigjej akuzave të Ballës publikisht.

Propozimi mori “pëlqimin” e heshtur të ish-kryeministrit Berisha.

Por Lulzim Basha kishte një tjetër emër në mëndje.

Ai thirri zëdhënësen e grupit Grida Duma, të afrohet.

Emri i Grida Dumës nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, i cili i është drejtuar Bashës me fjalët: “Jo, jo, lëre fare”, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord që Grida të flasë për mediat.

Zëdhënësja e grupit i është përgjigjur menjëherë thirrjes së kryetarit dhe është afruar, por nuk i ka komunikuar asgjë dhe është kthyer mbrapsht sërish, ndërsa Sali Berisha është çuar nga vendi i tij.

Lulzim Basha i gjendur në “vështirësi” është detyruar të gjejë një zgjidhje që të mos mërzisë askënd, duke dalë vetë për mediat.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in