Ekonomi Kina ndalon prodhimin e 553 modeleve të makinave “ndotëse”

Kina ndalon prodhimin e 553 modeleve të makinave “ndotëse”

19
0
Shpërndaje

Kina ka pezulluar prodhimin e 553 modeleve të makinave “ndotëse”. Pekini është tregu i parë në botë për sektorin e automobilave. Dhe është një nga vendet më të shqetësuara për problemet e ndotjes – kjo pasi prodhon më shumë se një të katërtën e ndotjes në botë – veçanërisht në qytetet e mëdha, të shkaktuara nga trafiku dhe mbi të gjitha nga prodhimi industrial.

Lufta kundër smogut është një emergjencë kombëtare – me qytete që shpesh detyrohen të mbyllin shkollat, zyrat dhe fabrikat në ditët më të këqija të vitit. Në këto vite ka pasur disa përmirësime. Pekini nuk është më një nga qytetet më të ndotura në botë. Është Delhi ai që ka arritur nivelin më të lartë të ndotjes në planet,- shkruan Il Sole 24 Ore.

Në Kinë, ndotja konsiderohet çështje serioze. Agjencia qeveritare China Vehicle Technology Service Center, me miratimin e Ministrisë së Industrisë, ka nxjerrë listën e 553 modeleve të makinave ndotëse, prodhimi i të cilave është ndaluar që nga 1 janari 2018. Këtu bëjnë pjesë modele të prodhuara nga prodhuesit e makinave kineze dhe të huaja, përmes ndërmarrjeve të përbashkëta. Vitin e kaluar, qeveria miratoi një rregullore të re mbi emetimet e ngurta të automjeteve, të cilat tashmë janë në diskutim.

Rregulloret e reja kërkojnë që prodhuesit e makinave të kenë “kuota minimale” të automjeteve elektrike dhe hibride në portofolin total të makinave. Me hapa të saktë, vit pas viti, kjo iniciativë imponon një përmbysje të sistemit aktual dhe çon drejt prodhimit të automjeteve më pak ndotëse, me qëllim që të mbeten në tregun më të madh në sektorin e automobilave, sa i përket vlerës dhe shitjes.

Nga 2019, të paktën 10% e makinave të shitura duhet të jenë elektrike ose hibride. Parashikimi është që të arrijë 12% në vitin 2020. Qëllimi i Pekinit është që të arrijë të ketë 20% të flotës qarkulluese të baterisë deri në vitin 2025. Prodhuesit, të cilët nuk janë dakord me këtë çështje, nëse nuk arrijnë përqindjen minimale të vendosur, do të detyrohen të paguajnë, një lloj “bonusi për kauzën e gjelbër”, për të vazhduar shitjen e makinave të tyre në Kinë. Me shtimin e kostove, do të rëndojë më tej edhe mbi konkurrencën.

Ndërkohë, që nga 1 janari 2018, rregullat e reja kanë nxjerrë jashtë ligjit prodhimin e 553 modeleve të makinave që nuk i përmbushin standardet e vendosura në Kinë për emetimin e gazrave. Lista kryesisht ka të bëjë me dy dhe tre modele sedans, por edhe SUV dhe makina të mëdha. Midis tyre ekzistojnë prodhuesit kinezë, por edhe shumica e kompanive perëndimore, që prodhojnë në Kinë përmes ndërmarrjeve të përbashkëta me kompanitë vendase. Lista e plotë ende nuk është publikuar.

Por sipas raporteve nga faqet e ndryshme të industrisë, në listën e 553 modeleve të ndaluara do të ketë makina që i përkasin Volkswagen Group (Audi dhe VW), BMW, Daimler (Mercedes-Benz), Toyota dhe General Motors (Chevrolet). Përveç një numri të madh të prodhuesve vendas – krijuesit e makinave, kryesisht të panjohur në Perëndim – janë më shumë se njëqind në Kinë, që prodhojnë makina shumë të përhapura dhe ekonomike, shpesh “të kopjuara” ose të frymëzuara nga modelet europiane dhe amerikane, por me emetime gazrash shumë më të larta se sa norma e lejuar.

Sekretari i Shoqatës së Automobilistëve Kinezë, Cui Dongshu, thotë se ndalimi do të ketë ndikim të kufizuar në treg.

“Disa shifra, për të pasur një ide: në Kinë, vitin e kaluar, janë prodhuar 26 milionë makina. Një numër i madh ky, nëse marrim parasysh se makinat që shiten çdo vit në botë janë 96 milionë, sipas të dhënave të Acea në 2016”, – ka thënë kreu i Shoqatës.

Prodhuesit e makinave globale nuk kanë zgjedhje, siç thotë Michelle Krebs, një analist në AutoTrader, ata përshtaten me standardet e vendosura nga Pekini, me një shpejtësi që befason operatorët. “Kina është tregu i parë botëror i bën ndërtuesit fleksibël dhe të gatshëm për çdo gjë që të qëndrojë në treg”. (Burimi: Monitor)

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in