Politika Konkurrencë brenda llojit/ Grida Duma nuk ia lë mangut Bregut: Unë nuk...

Konkurrencë brenda llojit/ Grida Duma nuk ia lë mangut Bregut: Unë nuk vishem me gjëra false!

83
0
Shpërndaje

Grida Duma është një personazh, ku përpos bukurisë dhe feminilitetit, shfaq edhe sensin e pjesëmarrjes në politikë. Zëri i saj ka mjaft peshë, por nuk mungojnë rastet kur ajo komentohet për veshjet e saj. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Garderobë” të aktorit Romir Zalla, ku ka folur për veshjen dhe modën.

Gjatë intervistës së saj, Grida ka thumbuar në distancë Majlinda Bregun, teksa është pyetur nga Zalla se si ka mundësi që nuk është komentuar për pjesën e rrobave firmato që vesh.

“Sepse unë nuk mbaj gjëra falso dhe kam dëgjuar që filani ka diçka të shtrenjtë dhe është komentuar për diçka të tillë, menjëherë janë justifikuar duke thënë që është falso”, është shprehur Duma, teksa ka ironizuar kështu një deklaratë të Bregut për veshjet.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in