Politika Kryemadhi në DASH, flet për kryeprokurorin, KED dhe Tahirin

Kryemadhi në DASH, flet për kryeprokurorin, KED dhe Tahirin

15
0
Shpërndaje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon vizitën e saj në Uashington, ku ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Znj. Kryemadhi ka folur për kryeprokurorin, për KED dhe për çështjen Tahiri teksa ka takuar Zv.Drejtorin për Europën dhe EuroAzinë, Don Stolworthy dhe zyrtaren për çështjet ndërkombëtare Stepahnie Larsen.
“SHBA rol të pazëvendësueshëm për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca dhe luftën ndaj trafikut të drogës”, është shprehur Kryemadhi

Në takimin me Stolworthy dhe Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë.

U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.

Znj. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoji domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in