Extra Kuptimi që “fshihet” pas bluzës së Edi Ramës

Kuptimi që “fshihet” pas bluzës së Edi Ramës

217
0
Shpërndaje

Edi Rama ndodhet me pushime me familjen, ndaj vendosi të ndante një foto me shumë kuptim të tij bashkë me të birin Zahon.

Kanë veshur të dy bluza pambuku të bardha, por nuk kanë rënë në modën e veshjes identike.

Bluza e Ramës në të vërtetë mban të shkruar një emër dhe një numër, Pharrell 73.

Nuk është emri dhe numri i një basketbollisti.

Kjo bluzë është nga koleksioni Les (art)ists (Artistët) dhe i kushtohet këngëtarit dhe kompozitorit të njohur amerikan Pharrell Williams, i cili njihet edhe thjesht Pharrell, që ka lindur në vitin 1973.

Është një bluzë me çmim shumë të përballueshëm nëse doni ta dini.

Kur themi emrin e artistit me siguri ju kujtohet hiti i tij “Happy”.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in