Bota Kush është Kim Jong Un, diktatori korean që po trondit botën me...

Kush është Kim Jong Un, diktatori korean që po trondit botën me kërcënimet e tij

85
0
Shpërndaje

Në 50 vjetët e fundit bota “disi është mësuar” me kërcënimet që vinin nga Koreja Veriore, por me ardhjen e Kim Jong-un në pushtet ato kanë marrë formë të ashpër.

Pas shumë testeve nukleare, me të cilat është dëshmuar se Koreja Veriore ka zhvilluar teknologjinë me të cilën mundet që përmes raketave nukleare të goditen caqet e largëta me mijëra kilometra, Kim Jong-un ka kërcënuar edhe me testin, në të cilin katër raketa do të fluturojnë mbi Japoninë dhe do të bien në deti 30 kilometra larg ishullit amerikan Guam me 160.000 banorë, në të cilin ndodhet baza e madhe ajrore luftarake amerikane.

Një test i tillë sigurisht se do të shkaktonte reagimin ushtarak të SHBA-ve, gjë e cila do të shkaktonte luftë të hapur ndërmjet dy Koreve.

Por si arriti të bëhej Kim Jong Un të bëhej diktatori që është sot?

Kim Jong Un ka lindur më 8 Janar 1982, 1983 ose 1984. Prindërit e tij ishin diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong ll dhe bashkëshortja Ko Young Hee. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Kim Jong Chul dhe një motër Kim Yo Jong. Raporte të ndryshme pohojnë se viti i lindjes është ndryshuar dhe është cilësuar 1982 për arsye simbolike, pasi përkon me 70 vjetorin e lindjes së Kim Sung Il dhe 40 vjetorin e lindjes së Kim Jong Il. Ndërkohë Departamenti Amerikan cilëson 1984-ën si vitin e lindjes së Kim Jong.

Kim Jong Un ka ndjekur studimet parauniversitare në një shkollë për të huajt në Gümligen, Zvicër, ku përshkruhej si një student i qetë dhe që shumicën e kohës e kalonte në shtëpi por nuk i mungonte sensi i humorit. Shokët e cilësojnë si të shoqërueshëm me të gjithë, edhe me ata që vinin nga shtete armike të Koresë së Veriut.

Përgjatë kohës së studimit në Zvicër, pasioni i Kim Jong ishte basketbolli dhe Michael Jordan ishte idhulli i tij.

Pasi tek ai shikonte lojën që bënte, vendosmërinë për të fituar, si edhe pëlqente koleksionin fantastik të atleteve “Nike” që kishte.

Pas mbarimit të shkollës në Zvicër, Kim Jong Un u kthye në Kore për të vazhduar Univeristetin Ushtarak së bashku me vëllain e tij.

Vdekja e babait e vendosi menjëherë Kim Jong Un në krye të drejtimit politik dhe ushtarak të vendit, pasi babai i tij e cilësonte vëllain e madh si të dobët dhe jo të përshtatshëm për drejtimin e vendit.

Këshilltarët e tij më të besuar ishin halla e tij Kim Kyong Hui dhe burri i saj Jang Sung Taej, të cilët kishin në kontroll ushtrinë e vendit dhe ndihmuan liderin e ri në konsolidimin e pozitës së tij, ndërkohë që ai fitonte eksperiencën e duhur.

Por më pas, ai do të merrte vendimin për ekzekutimin e burrit të hallës dhe spastrimin e familjes së tij.

Kimm Jong Un, ndryshe nga liderët e tjerë të cilët e mbajnë të fshehtë familjen, shpesh del me bashkëshorten e tij dhe lejon fotografitë.

Ri Sol Ju, një ish nxitëse tifozësh dhe këngëtare, është bashkëshortja e diktatorit, të cilët mendohen se janë martuar në 2009-ën.

Por nuk dihet saktësisht sesa fëmijë kanë, ndonëse mendohet se mund të jenë dy.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in