Politika Lajmi për heqjen e nënshtetësisë, reagon Aleksandër Çipa: Punë mediokrish e filogrekëve...

Lajmi për heqjen e nënshtetësisë, reagon Aleksandër Çipa: Punë mediokrish e filogrekëve në Himarë

393
0
Shpërndaje

Gazetari Aleksandër Çipa ka reaguar pas publikimit të lajmit se Greqia po përgatit heqjen e nënshtetësisë greke për të.

Çipa sqaron se nuk ka patur dhe nuk do të ketë nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare, ndërsa lajmin e konsideron punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë.

Reagimi i Aleksandër Çipës:

Nje sqarim per opinionin publik dhe veçanerisht per mediat e vendit tim

Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do te kem, nenshtetesi tjeter veç asaj shqiptare. Kam dashur ne nje moment rreth vitit 2001 te kem nenshtetesine e Shqiptarit ne Kosove.

Sa per lajmin e botuar ne nje media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnje dijeni zyrtare, dyshoj se eshte nje pune mediokrish e filogrekeve lokale ne Himare, dhe ne ditet e ardhme do te ve ne levizje per informim zyrtar dhe reagim, gjithe mundesite e mia si qytetar shqiptar dhe europian. Ju bej me dije se nuk kam qene dhe nuk jam as pjese e ndonje liste tjeter qe ka te beje me shtete te rajonit, aq me teper qe nuk kam asnje arsye.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in