Aktualitet Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 3.8 lëkundi paraditen e kësaj të marte Tiranën.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiano Mesdhetare lëkundjet sizmike u regjistruan në 10:58.

Tërmeti ishte me thellësi 10 kilometra dhe me epiqendër 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 13 kilometra në Perëndim të Fushë-Krujës.