Sport Liverpool “keqtrajton” Spartakun, City bie në Ukrainë, Napoli jashtë Champions-it

Liverpool “keqtrajton” Spartakun, City bie në Ukrainë, Napoli jashtë Champions-it

18
0
Shpërndaje

Liverpool-it i duhej fitorja për të siguruar vendin e parë të renditjes së grupit E ndaj Spartakut të Moskës dhe skuadra e Jurgen Klopp ka keqtrajtuar rusët në Anflied me rezultatin 7-0.

Ishte një mbrëmje festive në qytetin e Liverpulit teksa katërshja e sulmit të Kuq Salah, Mane, Coutinho dhe Firmino kanë dhuruar edhe njëherë tjetër spektaklin e zakonshëm.

Ndeshja mund të quhej e mbyllur që në minutën e 20’ pas tre golave të Coutinho (2 herë) dhe Firmino, por Liverpool kishte të njëjtin avantazh edhe ndaj Sevilla-s herën e fundit dhe ndeshja përfundoi barazim. Pra tifozët ishin të shqetësuar mbase edhe pas avantazhit të trefishtë, por këtë herë të besuarit e Klopp nuk e ulën ritmin, duke shënuar edhe tre gola të tjerë pas pushimit. Ndërkohë Sevilla-s i mjaftoi një pikë me Maribor për të kapur vendin e dytë në renditje.

Pep Guardiola kishte premtuar se do të luante me seriozitet ndeshjen e fundit të fazës së grupeve duke u munduar të mos i bënte favore askujt, por formacioni që ka zbritur në fushë ndaj Shakhtar Donetsk u mund pa shumë probleme nga vendasit.

Super goli i Bernard dhe ai i Smaily që në pjesën e parë i dhanë fitoren ukrainasve duke mos lejuar që City të përfundonte fazën e grupeve me pikë të plota dhe goli i Aguero-s në fund ishte sa për statistikë.

Gjithsesi, as Napoli, mbase i demotivuar nga rezultati i ndeshjes tjetër, nuk ka dashur të shpenzojë më shumë energji se sa duhet duke humbur në fund me rezultatin 2-1.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in