Kryesore Lotaria Amerikane, ambasada e SHBA ka një njoftim tepër të rëndësishëm

Lotaria Amerikane, ambasada e SHBA ka një njoftim tepër të rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë sot një njoftim të rëndësishëm lidhur me lotarinë amerikane.

Pas problemeve teknike në sistem, qytetarët që kanë aplikuar para deri në datën 18 tetor do të duhet të ribëhen nga e para, pas problemeve.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019).

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë.

Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna