Kryesore Mediat zyrtarizojnë Panuçin si trajner të Kombëtares, reagon FSHF

Mediat zyrtarizojnë Panuçin si trajner të Kombëtares, reagon FSHF

51
0
Shpërndaje

Përcaktimi i trajnerit të Kombëtares shqiptare është një temë që po diskutohet çdo ditë.

Duke marrë shkas nga disa media shqiptare që kanë zyrtarizuar si trajner të Kombëtares Kristian Panuçin, Federata Shqiptare e Futbollit në vend ka dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar situatën.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se për momentin asgjë nuk është konfirmuar, ndërkohë që presidenti Duka vijon bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit shton se vendimi zyrtar për trajnerin e ri të Kombëtares do të merret në ditët në vazhdim dhe se do të jetë ajo vetë që do ta publikojë lajmin nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit.

Emri i Panuçit u soll nga mediat shqiptare, pasi portali i specializuar në lëvizjen e lojtarëve dhe trajnerëve, “Tuttomercatoweb” ka vendosur së fundmi kandidaturën e Kristian Panuçit si më të afërtën për kombëtaren shqiptare.

Sipas medieve, ish-mbrojtësi i përfaqësueses italiane po forcon kuotat për të trashëguar vendin e lënë bosh nga bashkëkombasi i tij, Xhani De Biazi.

Panuçi ka një karrierë modeste në pankinë, ku ka shërbyer disa vite si ndihmës i Fabio Kapelos te Rusia, për të kaluar më pas pa sukses te Livorno dhe Ternana.

Kandidaturë tjetër e fortë është Luixhi De Kanio, ndërsa holandezi Klarens Sedorf po cilësohet si një “outsider” luksi, por për momentin i shkëputur në listën virtuale të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Tekniku i ri do të ketë provën e parë të vërtetë më 2 shtator, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Lihtenshtajnit.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in