Bota Meksika tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.4

Meksika tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.4

56
0
Shpërndaje

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.4 ka tronditur Meksikën këtë të martë, duke tundur ndërtesat në kryeqytetin Mexico City dhe duke detyruar njerëzit të dalin të tmerruar në rrugët e qytetit.

Lëkundja sizmike goditi vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Mexico City në vitin 1985.

Tërmeti i sotëm e kishte epiqendrën 8 km në juglindje të Atencingos, në qytetin-shtet të Pueblës, me një thellësi prej 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, ndërsa Agjencia Sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8.

Luis Felipe Puente, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Civilëve në Meksikë, shkroi në rrjetin social “Twitter” për të thënë se ende nuk ka raportime për dëmet apo viktima në njerëz.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8.1 goditi Meksikën, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 98 personave.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in