Sport Milani përgatit 30 milionë euro për Radamel Falcao

Milani përgatit 30 milionë euro për Radamel Falcao

Belotti, Diego Costa, Aubameyang, Morata. Shumë emra janë përfolur për sulmin e Milanit, por i fundit në mënyrë kronologjike, dhe ndoshta më interesanti, është Radamel Falcao.

Sipas raporteve nga “Don Balon”, kuqezinjtë, duke pasur parasysh nevojën për të marrë lojtarë të nivelit ndërkombëtar, do të hidheshin në sulm për kolumbianin e Monakos.

Sulmuesi 31-vjeçar nuk do të ketë një kosto të tepruar (si Aubameyang dhe Belotti), por klubi i Principatës, me Mbappe afër PSG, nuk do të dojë t’i humbasë të dy sulmuesit e vet.

Sipas mediave spanjolle, Milani do të kishte bërë tashmë një propozim prej 30 milionë eurosh dhe nuk do të shkonte përtej kësaj shifre.