Aktualitet Nga Llalla tek Sali Lusha dhe mungesa e Bashës, kush mori pjesë...

Nga Llalla tek Sali Lusha dhe mungesa e Bashës, kush mori pjesë në varrimin e motrës së Berishës

456
0
Shpërndaje

Paraditen e sotme, u përcoll për në banesën e fundit Hajrie Osmanaj, motra e vetme e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ceremonia mortore u zhvillua rreth orës 12:00 në varrezat e Sharrës, ndërsa ishin qindra të pranishëm.

Mes figurave publike në këtë varrim, pjesëmarrës ishin kryeprokurori Adriatik Llalla, kryetari i PR Fatmir Mediu, deputetët Tritan Shehu dhe Edi Paloka.

Ndërkohë nuk kishin si të mungonin familjarët, përfshirë këtu edhe të fejuarën e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani.

Edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ishte e pranishme bashkë me zëdhënësen e Sali Berishës, Erla Mëhilli.

Kjo e fundit ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Keltis Kruja, raporton Boldnews.

Ndër personazhet jopublik, spikati Sali Lusha, ish bodyguardi i Sali Berishës përgjatë viteve 1997-2002.

Në ceremoninë e varrimit u vu re mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por pjesëmarrës ishte vëllai i tij.

Basha nuk mori pjesë as në takimin në PD me senatorët e SHBA-së, duke ia ngarkuar si detyrë nënkryetarit Edi Paloka.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in