Bota Pas Koresë, Presidenti Trump kërcënon të sulmojë edhe Venezuelën

Pas Koresë, Presidenti Trump kërcënon të sulmojë edhe Venezuelën

54
0
Shpërndaje

Pas një jave të retorikës së ashpër në shkëmbimet me Korenë Veriore, presidenti amerikan Donald Trump ka hyrë dje në një luftë fjalësh me Venezuelën, duke thënë se nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarak atje.

Trump ka refuzuar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, duke thënë se ai nuk do t’i flasë atij deri sa “demokracia të rivendoset” në Venezuelë.

“Maduro i ka refuzuar thirrjet e SHBA-së për të respektuar kushtetutën e Venezuelës, për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta, për të liruar të burgosurit politikë dhe për të ndaluar shkeljet e të drejtave të njeriut”, njoftoi Shtëpia e Bardhë gjatë një deklarate.

“Në vend të kësaj, Maduro zgjodhi rrugën e diktaturës”, shtoi Shtëpia e Bardhë

“Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Venezuelës përballë shtypjes së vazhdueshme të regjimit të Maduros. Presidenti i SHBA-së, Trump është i gatshëm të bisedojë me liderin e Venezuelës sapo demokracia të rikthehet në vend”, thuhet në deklaratë.

Sipas medieve, Trump ka thënë “mund të vazhdojë” me një “opsion ushtarak” në konfrontim me qeverinë gjithnjë e më autoritare të Venezuelës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i mbrojtjes i Venezuelës, duke e akuzuar Trumpin për një “akt çmendurie”.

Ky shkëmbim i ashpërsimit të retorikës filloi kur gazetarët e pyetën Trump për Venezuelën, e cila është përfshirë nga trazirat prej disa muaj, pasi presidenti i këtij vendi Nicolas Maduro ka mbajtur zgjedhje të kontestuara me të cilat është instaluar një parlament i ri, që e mbështet presidencën e tij.

“Ne nuk flasim për këtë, por një opsion ushtarak, është sigurisht diçka që ne mund të ndërmarrim”, tha presidenti Trump dhe ka shtuar se “Venezuela është në rrëmujë dhe kjo është shumë e rrezikshme”.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in