Kryesore Pas SHBA edhe BE kërkon Prokuror të Përkohshëm: Kuvendi të zbatojë ligjin

Pas SHBA edhe BE kërkon Prokuror të Përkohshëm: Kuvendi të zbatojë ligjin

15
0
Shpërndaje

Pas ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu edhe prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm. Në një reagim pas diskutimeve që po zhvillohen në Kuvend ku PD kërkon zgjatjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala ndërsa PS zëvendësimin e tij, BE shprehet se ligji për prokurorinë e parashikon qartë duke përmendur EURALIUS dhe OPDAT.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, deklaron delegacioni i BE.

Edhe ambasadori amerikan doli në një reagim të ngjashëm sot, duke theksuar “Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”.

Misionet e OPDAT dhe EURALIUS kanë këshilluar zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përkohshëm deri në ngritjen e plotë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë. Nga ana tjetër PD thotë se zgjedhja e Kryeprokurorit me më pak se 80 vota është thikë pas shpine për reformën në drejtësi.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in