Aktualitet PD-LSI, kërkesë Metës: Deklasifiko mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

PD-LSI, kërkesë Metës: Deklasifiko mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Deputetët e opozitës nga PD dhe LSI në Komisionin e Sigurisë i janë drejtuar sot me një kërkesë Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të deklasifikuar materialet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani më 11 nëntor 2016-të, ku u diskutua për situatën e krijuar nga droga.

Interesimi i tyre, vjen pas situatës së krijuar, ku emri i ish-ministrit Tahiri u përmend në përgjimet italiane të grupit të vëllezërve Habilaj që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.

Sipas shtatë deputetëve në atë mbledhje ka pasur materiale të mjaftueshme për të treguar situatën e krijuar nga kultivimi i drogës, prandaj ato duhet të bëhen publike.

Deputetët që e kanë firmosur kërkesën janë: Flamur Noka, Xhemal Gjunkshi, Isuf Celaj, Endrit Braimllari, Myslym Murrizi, Ervin Salianji dhe Luan Rama.