Shpërndaje

Përplasja mes SHBA-së dhe Turqisë ndryshon ekuilibrat në rajon, Erdogan e Putin afrohen me aksin Bullgari-Serbi. Lobim nga Hungaria për Shqipërinë e Maqedoninë.

Hungaria bëri thirrje për integrimin sa më shpejtë të mundshëm të Ballkanit Perëndimor në BE  dhe NATO, teksa paralajmëroi se forca të tilla si Turqia dhe Kina po përpiqen të depërtojnë në rajon.

“Përshpejtimi i procesit të pranimit është një garanci për vetë Europën”, tha ministri i jashtëm hungarez, Peter Szitzarto një konferencë të përbashkët për shtyp me zyrtarë nga Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor.

“Nëse ka paqëndrueshmëri dhe tension në Ballkanin Perëndimor, rreziku do të jetë serioz për të gjithë Evropën“, theksoi ai, sipas Respublica-s.

Szitzarto argumentoi se Brukseli duhet të japë “dritën jeshile” për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në tremujorin e parë të vitit 2018.

Paralelisht sipas tij, BE-së duhet t’i ofrojë Bosnjës dhe Kosovës arritje të prekshme dhe të fillojë në dhjetor negociatat e pranimit të Maqedonisë në NATO.

“Vetëm stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mund të ndalonte një valë të re të emigracionit”, shtoi ministri hungarez, duke konsideruar se “BE nuk ka strategji për Ballkanin Perëndimor”.

Sipas gazetës greke “Kathimerini” në të njëjtën kohë, forca të tjera si Turqia, Rusia dhe Kina po kërkojnë të rrisin ndikimin e tyre në rajon.

Presidenti turk Taip Erdogan ishte në Beograd ku diskutoi me udhëheqjen serbe projektin e tranzitit të gazsjellësit rus nëpërmjet Serbisë.

Ardhja në pushtet e qeverisë pro-perëndimore në Maqedoni dhe braktisja e planeve për kalimin e gazsjellësit nga Greqia kanë ndryshuar projektet ruso-turke, në një rrugë alternative Bullgari-Serbi, raporton Respublica.

Lojtar i fortë në këtë fushë është edhe Kina që do të investojë 3 miliardë euro për lidhjen hekurudhore të shpejtësisë së lartë mes Beogradit dhe Budapestit.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se mes Uashingtonit dhe Athinës ekziston një klimë jashtëzakonisht pozitive, pavarësisht nga situata e përgjithshme politike.

Vëzhguesit me përvojë thonë se Tsipras do të takohet në më pak se një vit dy presidentë amerikanë, një demokrat dhe një republikan, çka sigurisht nuk tregon popullaritetin e kryeministrit grek, por rëndësinë që ka për Uashingtonin në Athinë në këtë fazë.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in