Kryesore Qeveria e re, PS mbledh Asamblenë Kombëtare

Qeveria e re, PS mbledh Asamblenë Kombëtare

88
0
Shpërndaje

Partia Socialiste do të mbajë më 27 gusht mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Mbledhja është lënë vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe në të mësohet se do të diskutohet për qeverinë e re dhe për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Socialistët do të bëjnë një analizë të hollësishme për 25 qershorin duke përfshire të gjitha degët, aty ku pati rënie të votave por dhe aty ku u rrit ndjeshëm.

Pas fitores së zgjedhjeve të qershorit dhe kur po bëhet gati të qeverisë e vetme vendin, Partia Socialiste ka thirrur tre ditë para mbylljes së muajit forumin e saj më të lartë, asamblenë .

Asambleja mësohet se do të diskutojë për zgjedhjet e qershorit por edhe administratën shtetërore, pas turit të dëgjesave të zhvilluara në gjithë vendin.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se në selinë rozë janë ngritur pesë grupe pune: ai për ristrukturimin e qeverisë, për reformën në administratë, për analizën e zgjedhjeve të qershorit, për grupin parlamentar dhe për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Edhe pse mori një ndër rezultatet më të mira nga themelimi i saj, Partia Socialiste, do të kalojë në analizë të hollësishme, punën e të deleguarve ne qarqet e vendit, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, për rezultatin dhe votat e marra në çdo degë.

Grupi i punës do të analizojë të gjitha zonat, ku kishte rritje apo rënie të votave, për të dalë me gjetje konkrete mbi atë çfarë ka ndikuar në rezultat. Në asamblenë e thirrur në fund të gushtit, Kryeministri Edi Rama, do të japë udhëzimet e fundi për mandatin e ri qeverisës si dhe do të diskutojë gjerë për strukturën qeverisëse.

Kabineti qeveritar Rama 2 pritet të ndryshojë rrënjësisht. Kryeministri ka paralajmëruar se numri i Ministrive dhe i Agjencive kryesore do të ulet ndjeshëm dhe duket se projekti me 10 Ministri në total është më i mundshmi.

Në kabinet ka ministri që shkrihen dhe ka disa të tjera që u bashkohen Ministrive më të mëdha. Emrat e Ministrive dhe Ministrave të rinj pritet të bëhen publik në fund të muajt gusht, pikërisht edhe pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in