Kryesore Rama: Sharja për Berishën më doli nga shpirti. LSI, motra jonë

Rama: Sharja për Berishën më doli nga shpirti. LSI, motra jonë

135
0
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se gjatë seancës së tensionuar sot në Kuvend se i kishte thënë diçka ish-kryeministrit Sali Berisha “nëpër dhëmbë…”.

I pyetur nëse iu drejtua Berishës me fjalët “i rrjedhur”, Rama nuk dha komente, por shtoi se sharja e tij për Berishën i kishte dalë nga shpirti.

“Ajo sharje mua më doli nga shpirti”, tha Rama.

Demokratët akuzuan kryeministrin Rama se ka fyer Berishën nga vendi dhe kërkuan përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit.

Kërkesa e opozitës u rrëzua nga maxhoranca.

Rama nuk shmangu as batutat me gazetarët kur e ka quajtur LSI-në motër të PS-së.

“Së pari njëherë të merremi me anën serioze, pastaj dhe me aspektin qesharak. Jemi vërtetë në një pozitë të vështirë, nuk po ja dalim dot që të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti nuk është klub të dehurish siç ishte për 4 vjet. Ky parlament funksion në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht, të miratuara bashkërisht. Mbi bazën e këtyre rregullave ka nisur të funksionojë dhe do të funksionojë, do apo s’do PD apo motra jonë LSI. Është një opozitë pa kokë, pa program pa skuadër. Nuk ka përgjegjësi. Nuk merr dot përgjegjësi. Unë nuk shoh këtu se si ne do t’ia dalim të gjithë sëbashku për ta futur këtë opozitë në rrugën e arsyes, për të mos shkelur rregullat e bashkëjetesës”, tha Rama.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in