Aktualitet Sherr për një grumbull zhavorri, burrë e grua masakrohen nga nipi

Sherr për një grumbull zhavorri, burrë e grua masakrohen nga nipi

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mamurras, kur Agustin dhe Manushe Shpani janë dhunuar barbarisht nga nipi i tyre, Elvis Shpani.

Mësohet se sherri ka nisur për një grumbull zhavorri.

Ata janë qëlluar me mjete të forta dhe tashmë ndodhen në Spitalin e Traumës ku janë në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur të kapë autorin e sulmit.