Aktualitet Solidariteti/ Myslimanët në aksion vullnetar për fikjen e flakëve në Tiranë

Solidariteti/ Myslimanët në aksion vullnetar për fikjen e flakëve në Tiranë

Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së bërë nga shërbimi zjarrfikës i Tiranës për të qenë pjesë e aksioneve vullnetare për fikjen e flakëve.

Në zonën e Pezës, ku zjarrfikësit vijojnë misionet për vënien nën kontroll të flakëve, besimtarë të disa xhamive të Tiranës punuan disa orë bashkë me efektivët e zjarrëfikes deri në izolimin e tyre.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e aksioneve të tilla dhe tha se mbrojtja e jetës, e pyjeve është  edhe një obligim fetar.

Në rastet e nevojshme, të kërkuara dhe të domosdoshme besimtarët dhe qytetarët do të jenë të gatshëm jo vetëm si besimtarë por detyrim qytetar për të shpëtuar pyjet. Mbrojtja e pyjeve është shenjtëri për cilindo besimtar dhe qytetar”, tha Ylli Gurra.

Falenderoj për pjesëmarrjen sepse në këto ditë duam sa më shumë njerëz që të na ndihmojnë, vullnetarë, solidarë që të bëhen pjesë e jona në këto ditë të nxehta dhe temperatura të larta”, u shpreh Shkëlqim Goxhaj.