Bota Spanja në festë kombëtare mes krizës katalanase: Krenarë që jemi spanjollë

Spanja në festë kombëtare mes krizës katalanase: Krenarë që jemi spanjollë

32
0
Shpërndaje

Spanja zhvilloi sot festën kombëtare, simbol i unitetit të vendit, e kërcënuar nga kriza mes Katalonjës dhe Madridit, ndërkohë që ky i fundit i ka dhënë kohë deri më 19 tetor për të rishikuar deklaratën e pavarësisë nëse kërkon të shmangë pezullimin e autonomisë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy dhe mbreti Felipe VI morën pjesë në paradën tradicionale ushtarake në rrugët e Madridit për të përkujtuar zbulimin e Amerikës nga Kristofor Kolombi në vitin 1492.

Në Madrid, ku shumë flamuj spanjollë valëviten në ballkone, forcat e armatosura përshkuan bulevardin ”Paseo de la Castellana”, që ndodhet në qendër të qytetit.

Dhe për herë të parë që prej 30 vitesh, policia kombëtare është thirrur të parakalojë, më pak se dy javë pasi u akuzua për ndërhyrje shumë të ashpra gjatë referendumit për vetëvendosje, për të njohur rolin e saj pas atentateve xhihadiste të muajit gusht në Katalonjë.

Me rastin e festës kombëtare, Ministria spanjolle e Mbrojtjes publikoi një video që tregonte veçanërisht avionët luftarakë në veprim me hashtagun #OrgullososdeserEspanoles, që do të thotë “krenarë që jemi spanjollë”.

Në Barcelonë, dy manifestime për bashkimin e Spanjës janë parashikuar gjithashtu.

Por, humori nuk është i mirë në festën e Spanjës, e përballur me krizën më të rëndë politike që prej rikthimit të demokracisë në vitin 1977, 40 vjet më parë, me vullnetin e indipendentistëve në pushtet në Katalonjë për të detyruar divorcin.

Dje, Madridi i kërkoi me forcë presidentit katalanas Carles Puigdemont të qartësonte deri të hënën në orën 10:00 (08:00 GMT) qëndrimet e tij për pavarësinë.

Nëse lideri katalanas nuk përgjigjet, qeveria do t’i jap afat shtesë deri më 19 tetor në orën 10:00 për t’u tërhequr, para se të marrë kontrollin e Katalonjës ashtu si ia mundëson neni 155 i Kushtetutës.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in