Sport Topi i Artë: Ja kush duhet të kishte fituar gjatë “diktaturës” Messi-Ronaldo

Topi i Artë: Ja kush duhet të kishte fituar gjatë “diktaturës” Messi-Ronaldo

22
0
Shpërndaje

Topi i Artë do të sot dhe, siç është kthyer në traditë tashmë, bota e futbollit po mban frymën për të parë se cili midis Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s do ta fitojë këtë herë.

Yjet e Real Madrid dhe Barcelona-s e kanë ndarë këtë çmim midis tyre që prej vitit 2008 dhe me sa duket kjo nuk do të ndryshojë për vitin 2017.

Meqë ceremonia po afron, më poshtë keni lojtarët që, sipas FourFourTwo, duhet ta kishin fituar çmimin në vend të dy gjigantëve të futbollit që nga 2008…

2008: Iker Casillas

Casillas doli i katërti në renditjen e Ballon d’Or atë vit kur Ronaldo ngriti për të parën herë trofeun, një vendim pak i rëndë për t’u përballuar.

Portieri ishte kapiteni i Spanjës që fitoi Euro 2008, pasi kishte fituar La Liga-n me Real Madrid. Ky ishte gjithashtu viti i parë që u nda një çmim apostafat për portierët.

Image result for 2008: IKER CASILLAS

2009: Xavi

Kjo ishte fitorja e parë e Messi-t, argjentinasi u rendit përpara Ronaldo-s dhe Xavi-t pasi katalanasit fituan tripletën në sezonin e parë të Pep Guardiola-s në krye.

Duke parë që ishte përgatitësi më i mirë i golave në La Liga dhe Champions League, ai fitoi çmimin e mesfushorit të vitit, por dukej e padrejtë që Xavi nuk ngriti trofeun më të rëndësishëm.

Image result for 2009: XAVI

2010: Wesley Sneijder

Ky ishte viti i parë i partnershipit të Ballon d’Or dhe FIFA-s dhe nuk ishte një vit që mund t’i ketë rritur reputacionin.

Ylli holandez ishte forca krijuese e triumfit të tripletës së Inter, ishte asistuesi kryesor në Champions League dhe mori Topin e Argjendtë si dhe Këpucën e Bronztë në Kupën e Botës pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt finales. Por nuk mjaftoi që të mposhtte Messi-n.

Image result for 2010: WESLEY SNEIJDER

2011: Andres Iniesta

Një tjetër vit, një tjetër fitore e Messi-t, dhe një tjetër çështje e vendit të katërt që trajtohet në mënyrë të padrejtë.

Iniesta, i cili kishte shënuar golin e fitores në Kupën e Botës një vit më parë, ëri më tepër asiste se çdokush teksa Barça fitoi Champions League sërish.

Image result for 2011: Andres Iniesta

2012: Xabi Alonso

Ok, 91 gola në një vit kalendarik është një çmenduri, por prapëseprapë Ballon d’Or i katërt i Messi-t duhet t’i kishte shkuar Xabi Alonso-s.

Ai fitoi La Liga-n me Real Madrid, dhe ai u shpall mesfushori më i mirë i kompeticionit, përpara se të triumfonte në Euro 2012 me Spanjën. Ai shënoi dy golat e fitores në çerekfinalen ndaj Francës. Por i sati doli në garën e Ballon d’Or? I 11-ti.

Related image

2013: Franck Ribery

Bayern Munich fitoi tripletën në 2012/13 dhe Franck Ribery përflitej të ishte një nga më të mirët në botë, ashtu ishte edhe paraqitja e tij (bashkë me Arjen Robben).

Gjithsesi, megjithëse fitoi Bundesliga-n, DFB-Pokal dhe Champions League, bashkë me shumë çmime individuale, në listën e Ballon d’Or ai u rendit vetëm i treti. Me Ronaldo-n që e fitoi.

Image result for 2013: Franck Ribery

2014: Manuel Neuer

Vendi i tretë nuk ishte një vend i keq për portierët, ashtu si Casillas gjashtë vite më pas, Neuer meritonte pak më shumë se sa fundin e podiumit.

Pasi fitoi dopietën në Gjermani me Bayern, ai fitoi edhe Kupën e Botës në Brazil, duke fituar Dorezën e Artë dhe një vend në ekipin e ëndrrave të FIFA-s. Nuk mjaftonte për të ndalur Ronaldo-n të fitonte Ballon d’Or-in e tretë.

Image result for 2014: Manuel Neuer

2015: Neymar

Messi mori trofeun për të pestën herë në 2015 pas tripletës së tretë me Barcelona-n, por shoku i skuadrës Neymar mbase e meritonte më tepër.

Braziliani, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të Kupës së Botës përpara se të dëmtohej, u emërua lojtari i vitit në La Liga në sezonin e tij të dytë në Spanjë dhe shënoi gola në finalet e Champions League dhe Copa del Rey, por mjaftoi vetëm për vendin e tretë.

Image result for 2015: Neymar

2016: Antoine Griezmann

Ronaldo fitoi çmimin për herë të katërt por, edhe njëherë, ai që doli i treti duhet të ishte fitimtari. Griezmann mori prej dore Atletico-n dhe u shpall lojtari i La Liga-s. Më pas ai doli golashënuesi më i mirë i Euro 2016 teksa udhëhoqi Francën drjet finales.

Image result for 2016: Antoine Griezmann

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in