Sport Tronditet Milani, UEFA nuk pranon “marrëveshjen vullnetare”

Tronditet Milani, UEFA nuk pranon “marrëveshjen vullnetare”

17
0
Shpërndaje

Komisioni i “Fair Play”-t të UEFA-s ka djegur atë që konsiderohet si “marrëveshje vullnetare” aq shumë të kërkuar nga Milani.

Mbledhja për këtë vendim do të zhvillohet të premten në Nion, por nga disa burime të brendshme, “Gazzetta dello Sport” zbulon se UEFA do t’i thotë “Jo” planit të propozuar nga drejtuesit më të lartë kuqezi.

Një vendim ky me dy efekte të rëndësishme. Së pari në aspektin e imazhit, pasi refuzimi i organizmit më të lartë të futbollit europian përbën një “shuplakë” të rëndë, duke qenë se UEFA nuk ka besim në planin zhvillimor dhe rehabilitues të prezantuar nga Marco Fassone, por edhe mbi besueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e financave të pronarëve kinezë. E së dyti në planin praktik, pasi refuzimi i marrëveshjes vullnetare presupozon se Milani do t’iu nënshtrohet sanksioneve, në rast të sigurimit të pjesëmarrjes në kupat europiane gjatë edicioneve në vijim.

Megjithatë, pesha e këtyre sanksioneve mbetet për t’u vendosur gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in