Bota Turqi, arrestohen 26 aktivistë të huaj të dyshuar për lidhje me ISIS

Turqi, arrestohen 26 aktivistë të huaj të dyshuar për lidhje me ISIS

25
0
Shpërndaje

Policia turke arrestoi 26 shtetas të huaj në Stamboll, të dyshuar për lidhje me ISIS-in.

Sipas burimeve, të dyshuarit ishin në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Gjatë kontrolleve të qytetit, muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë të dyshuar për lidhje me ISIS.

Midis të arrestuarve ishin dhjetra shtetas të huaj, shumë prej tyre nga Siria.
Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e të paktën pesë sulmeve terroriste në Turqi gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë sulmin në aeroportin “Ataturk” më 28 qershor të vitit të kaluar dhe në një klub nate në Stamboll gjatë kremtimeve më 1 janar.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in