Bota Venezuela, si u katandis në këtë pikë vendi më i pasur në...

Venezuela, si u katandis në këtë pikë vendi më i pasur në Amerikën e Jugut

185
0
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë.

Vendi i Amerikës Latine po përjeton disa nga trazirat më të rënda prej shumë kohësh.

Në Venezuelë nuk ka ushqim, spitalet janë të tejmbushura dhe mjekët nuk kanë ilaçe.

Vendi është në kaos dhe të gjithë flasin për një luftë civile.

Por si është e mundur që u katandis në këtë pikë vendi më i pasur në Amerikën Latine?

Venezuela është vendi me rezervat më të mëdha të naftës krudo, çka është një burim shumë i madh të ardhurash.

Por pabarazia po vinte duke u rritur dhe një elitë e vogël kontrollonte gjithçka, ndërkohë që masat e varfra nisën të zemërohen.

Vendi iu kthye socializmit në vitin 1999 dhe zgjodhi Hugo Chavez si president.

Kampion i populizmit, ai shkëputi lidhjet me SHBA dhe u lidh me Kinën e Rusinë, prej të cilave mori miliarda dollarë borxh.

Ai e drejtoi vendin deri në vitin 2013, kur edhe vdiq.

Sërish sot shihet si hero i të varfërve.

Por qeveria e tij shpenzoi pa asnjë kriter për programe të ndihmës sociale dhe fiksoi çmimet për gjithçka.

Pronat e fermerëve u cilësuan prona shteti dhe vendi u bë i varur plotësisht nga nafta që shiste jashtë.

Përpara se të vdiste, Chavez zgjodhi Maduro-n për ta zëvendësuar.

Edhe ai vazhdoi praktikat e mëparshme, duke mos publikuar asnjë statistikë të besueshme.

Ndërkohë i vetmi mall i Venezuelës nisi të humbasë vlerën.

Ulja e ndjeshme e çmimit të naftës e zhyti vendin në krizë.

Qeveria e kishte të vështirë të kontrollonte çmimet.

Shteti vazhdonte të subvenciononte ushqimin për të varfërit dhe Maduro nisi të printojë para, duke e zhvlerësuar monedhën vendase në mënyrë të ndjeshme.

Armiqësia me kompanitë ndërkombëtare bëri që emra të mëdhenj si Pepsi, General Motors apo United të largohen nga vendi.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in