Extra Venger gënjehet pas lajmeve të rreme, uron George Weah si president i...

Venger gënjehet pas lajmeve të rreme, uron George Weah si president i Liberisë

28
0
Shpërndaje

Trajneri i Arsenal, Arsen Venger, ka rënë pre e raportimeve false me ish-lojtarin e njohur të Liberisë dhe të Milan, Xhorxh Ueah, lidhur me zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Në fakt rezultati nuk është publikuar ende.

Në sajtin e klubit të Arsenal, Wenger shkroi: Dua të uroj një nga ish-lojtarët e mi, që u bë presidenti i Liberisë, George Weah.

Nuk ndodh shpesh që një ish-lojtar të bëhet presidenti i një vendi dhe për Georgie dua t’i uroj që të vazhdoj me entuziazmin dhe me dëshirën që e karakterizon për të mësuar dhe fituar.”

Arsene Wenger ishte trajner i Weah te Monaco në sezonet e para të viteve 1990.

Weah, garoi për president i Liberisë të martën. Ai dështoi në dy herët e kaluara për t’u bërë president.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in