Extra Zbulohet blerësi misterioz i pikturës Da Vinçit, “Shpëtimtari i Botës”

Zbulohet blerësi misterioz i pikturës Da Vinçit, “Shpëtimtari i Botës”

19
0
Shpërndaje

Një princ saudit është blerësi misterioz i pikturës së Leonarda Da Vinçit (Salvator Mundi) ose në shqip (Shpëtimtari i Botës) në ankandin e zhvilluar nga Shtëpia e Ankandeve, “Christie’s”.

Sipas, New York Times, bëhet fjalë për Princin e familjes mbretërore saudite, Bander bin Abdullah bin Mohamed bin Faran al Saud.

Piktura e Dani Vinçit, e cila i përkiste oligarkut rus Dimitri Ribolovlev, iu dha 380 milion euro, një sasi rekord për një vepër arti në ankand. Ai e kishte para 4 vitesh për mbi 125 milionë dollarë amerikanë nga Yves Bouvie një  tregtar veprash arti në Zvicër, njeriu të cilit oligarku rus i besonte verbërisht për koleksionin e veprave të artit.

Katër vjet pas asaj dite, njeriu që donte të bëhej si Aristotelis Onassis  ka rralluar daljet publike, sidomos pas akuzave nga Principata e Monakos, për korrupsion të zyrtarëve publikë.

Kjo mendohet të ketë qenë dhe arsyeja që ai u detyrua të heqë nga muri i banesës së shtrenjtë në Nju Jork pikturën e famshme të Da Vinçit.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in