Kryesore Zona Ekonomike e Ballkanit, ja çfarë parashikon projekti i BE në 4...

Zona Ekonomike e Ballkanit, ja çfarë parashikon projekti i BE në 4 shtylla

83
0
Shpërndaje

Komisioni Europian ka bërë për herë të parë publike se çfarë përmban konkretisht projekti i Zonës Ekonomike të Ballkanit.

Përmes një memoje zyrtare, Komisioni sqaron se Zona do të bazohet në katër shtylla, që janë tregtia, investimet, lëvizja e lirë dhe tregu dixhital.

Në lidhje me tregtinë, Zona e Përbashkët ekonomike, parashikon zgjerimin e marrëveshjes CEFTA duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve.

Kjo nënkupton që kompanitë e shërbimeve si bankat, shoqëritë e sigurimeve apo ato të transportit të mund të lëvizin dhe ofrojnë shërbimet e tyre lirshëm në çdo vend të rajonit.

Pas tregtisë, kolona e dytë e zonës ekonomike do të jenë investimet. Gjashtë shtetet e Ballkanit perëndimor do të bien dakord të krijojnë një axhendë të përbashkët investimesh, ku përfshihet shkëmbimi i informacionit dhe harmonizimi i politikave investuese.

Pika e tretë, ajo që parashikon lëvizjen e lirë prek drejtpërdrejtë qytetarët.

Vendet do të bien dakord të heqin çdo barrierë për lëvizjen e lirë të profesionistëve, përmes njohjes së përbashkët të kualifikimeve profesionale.

Kjo nënkupton se një dentist shqiptar mund të ofrojë shërbimet në Beograd apo anasjelltas. Dimensioni i fundit i projektit është ai dixhital. Ky dimension përfshin marrëveshje për shërbimet roaming dhe ato të ofrimit të internetit.

Ai parashikon protokolle për sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave dhe do të adresojë nevojat që kanë vendet e rajonit për aftësi në fushën dixhitale.

Sipas Komisionit Europian, Zona e përbashkët do të  krijojë 80 mijë vende të reja pune në rajon dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in